Berisha prezanton programin energjetik: Shqipërinë do ta kthej në superfuqi energjetike
Sali Berisha ishte sot i pranishëm në aktivitetin për prezantimin e programit “Energjia & Burimet Natyrore”, pjesë edhe e fushatës elektorale dhe premtimeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Duke e akuzuar Ramën për mega-afera korruptive, me në krye zv/kryeministren Belinda Balluku, kreu i selisë blu tha se qëllimi i tij do jetë kthimi i vendit në superfuqi energjetike. Ai akuzoi se nga firmosja e projektit TAP Shqipëria nuk përfitoi, as nga HEC-et dhe TEC-et, teksa u morën baxhat nga Bangladeshi për të cilat po harxhohen paratë e buxhetit.
”Me mburrje deklarojnë se kemi investuar 1.3 miliardë. Po ku janë investuar? Ku janë? Keni vjedhur të paktën 1.1 miliardë. Duke parë vjedhjet e jashtëzakonshme Banka Botërore u imponoi bursën, hapjen e bursës. Bursa sa u inaugurua iu vu dryni. Vetëm 10% e energjisë tregtohet në bursë, të gjitha të tjerat në bursën personale, private të Lubi Ballukut, me ekipin e saj që nuk kanë të ndalur”,-tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

