Berisha prezanton Zef Hilën në Vaun e Dejës: Do bëjë ndryshim rrënjësor në këtë bashki

Në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Vau Dejës, Zef Hila, Sali Berisha tha se ai do të bëjë gjithçka për ndryshimin rrënjësor të gjendjes në këtë bashki. Sipas Berishës, Hila është njëri nga drejtuesit, njëri nga qeveritarët vendorë dhe menaxherët më të shkëlqyer të PD-së, në qarkun e Shkodrës dhe në mbarë Shqipërinë.

”Zef Hila është një drejtues, menaxher, i cili në të gjithë karrierën e tij, ka lënë gjurmët më të thella të ndryshimi dhe zhvillimit. Ai ka ditur të vendosë lidhjet më të mira me grupet donatore dhe të shumëfishojë investimet në këtë bashki edhe në kushtet më të vështira. Por nga ana tjetër, Zef Hila ka përdorur me transparencë të madhe çdo qindarkë të taksave tuaja.

Ju garantoj se Zef Hila kësaj radhe, si kandidat i lirisë, si një njeri që i afirmuar besimin e plotë, do e justifikojë dhe shndërrojë atë me përkushtim të madh me shërbime ndaj jush. Do të bëjë gjithçka për ndryshimin rrënjësor të gjendjes në këtë bashki, të gjendjes së banorëve të kësaj bashkie, e cila ka potenciale të jashtëzakonshme, e cila me një miradministrim mund të ndryshojë me shpejtësi gjendjen e banorëve të saj.

Me potencialet e mëdha që ka, të biznesit, të bujqësisë, të turizmit, Vau i Dejës, mund të shndërrohet dhe jam i sigurt se do të shndërrohet nën drejtimin e Zef Hilës, në një bashkitë më të zhvilluara të vendit”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij Sali Berisha.

SHKARKO APP