Berisha: Procesin e privatizimit të Partizanit e nisën 3 ministrat e Nanos
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot SPAK-un se qëllimisht ka fshehur emrat e tre ish ministrave socialistë që kanë nisur procesin e privatizimit të kompleksit Partizani.
Në një deklaratë për mediat ai tha se kanë qenë pikërisht Anastas Angjeli, Blendi Klosi dhe Pandeli Majko që e kanë nisur këtë proces në vitin 2005.
“Klubin Partizani ua kthyen pronarëve ministrat socialistë që propozuan tjetërsimin e pronësisë të këtij klubi për një subjekt tjetër privat jo pronar.
Kështu pra nuk është Sali Berisha që ka propozuar privatizimin e Klubit Partizani, por janë ministrat socialistë Angjeli, Klosi e Majko”, tha Berisha.