Berisha: Produktet “Made in Albania” do jetë krenaria jonë kombëtare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se në Shqipëri nuk duhet të lejohet asnjë produkt që nuk tregtohet të paktën në dy vende të Bashkimit Europian. Sipas tij, kjo është një masë e domosdoshme për të garantuar standarde të larta dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

Berisha tha se siguria duhet të garantohet si për importet ashtu edhe për eksportet, duke e konsideruar standardin si themel për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregun europian.

“Nuk duhet pranuar në Shqipëri asnjë produkt që s’tregtohet në së paku 2 vende të BE-së. Ne jemi për liberalizimin e tregut. Edhe mjekësia është batërdi. Nuk rregullohen pajisjet te shteti, sepse duan që qytetarët të shkojnë te privati. Shteti do ketë laboratorë modernë. Do ketë pika të përshtatshme të kontrollit të produkteve, që sot ekzistojnë formalisht ose nuk ekzistojnë. Binjakizimi me agjenci prestigjoze është shumë i rëndësishëm. Siguria duhet për importet, por edhe eksportet. Këta dhe me turizmin dështuan në mënyrë spektakolare. Do bëjmë luftë me zero tolerancë ndaj korrupsionit. “Made in Albania” do jetë krenaria jonë kombëtare”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?