Berisha: Prokuroria vegël e Ramës. Ka regjistrime të tjera

Prokuroria si kurrë më parë është vegël e Edi Ramës. Kështu u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme, duke shtuar se Saimir Tahiri duhej të ishte atje ku e ka vendin, jo të bënte pushime në shtëpi.

“Thonë që kanë ardhur të dhëna shumë më të tmerrshme, por Tahiri nuk shkon atje ku duhej të ishte, pasi Rama është peng i tij”, tha Berisha në studion e Abc News.

Berisha tha se prokuroria sot është në dorën e Kryeministrit Edi Rama si kurrë më parë, është shndërruar në vegël të tij, i cili në anën tjetër është shndërruar në vegël të krimit dhe drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot Agron Xhafaj ka pasuri që nisin me pallatet, me lojrat e fatit, por pasuritë e tij nuk preken, sepse e mbron Fatmir Xhafaj. Po nëse hipokriti është serioz, atëherë çfarë i mbetet seriozitetit, si mund të quhet serioz një njeri që ka fshehur kërkesat për ekstradim për vëllain e tij”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, Fatmir Xhafaj, e ka vendin para ligjit dhe në qeli, pasi ka shkelur ligjin, ka fshehur ekstradimin e tw vëllait dhe ka falsifikuar ligjin.

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se në rastin e Fatmir dhe Agron Xhafajt ka një ndarje të thellë mes të vërtetave dhe gënjeshtrave.

Berisha tha se në kampin e së vërtetës qëndron që vëllai i Fatmir Xhafajt ishte i dënuar me 7 vjet e dy muaj burg nga Gjykata Italiane, ndërsa Gjykata e Lartë e Venezuelës e kishte dënuar edhe më rëndë dhe kërkonte ekstradimin e tij, por ky fakt është hedhur poshtë nga gënjeshtra, që përfaqësohet nga Edi Rama me mbështetjen e Fatmir Xhafajt.

“Në 2015 e kam thënë në Kuvend, kur Edi Rama emëroi Fatmir Xhafajn në krye të Reformës në Drejtësi, duke ia publikuar të gjithë dosjen vëllait të Fatmir Xhafajt. Por Rama mu vërsul mua dhe më tha se po sulmoja babain e dy fëmijëve, po sulmoja një njeri të ndershëm. Por e vërteta është se sot Agron Xhafaj sot është në një nga burgjet e Italisë, megjithëse shkoi i shoqëruar atje me avokatin dhe një inspektor të lartë të Policisë së Shtetit. A është në burg sot Agron Xhafaj? A nuk më shau mua Edi Rama me fjalët më të ndyra vetëm se i zbulova të vërtetën vëllait të Fatmir Xhafajt. Sot Fatmiri i kërkon çdo polici të thotë nëse takon ndonjë kriminel, ndërsa vetë e kishte kriminelin në gji dhe e fshihte. Opozita tha se ka një ligj anti-mafia, ndaj të cilit i nënshtrohen të gjithë ato që janë të dënuar për veprimtari mafioze dhe madje ligji parashikon edhe rrethin e tyre. Por nuk ndodhi asnjë hetim, sepse Fatmir Xhafaj bllokonte tërësisht drejtësinë. Fatmir Xhafaj ndryshoi ligjin e ekstradimit për të mbrojtur Agronin”, tha Berisha.

Sipas ish-Kryeministrit, deklarata e bërë nga delegacioni i BE-së në Tiranë është mjaft e dyshimte.

“Të thuash se mosekstradimi është standard evropian është një gënjeshtër e madhe. Ajo që ndodhi është njëlloj si të krijosh strofullat për krimin dhe kriminelët. Nuk ka asnjë standard evropian dhe deklarata të tilla duhen hetuar”, tha Berisha.

I pyetur nëse ndërkombëtarët mbështesin, Xhafajn, Berisha tha se mund të ketë ndërkombëtarë që e mbështesin, por ka të tjerë që po e vëzhgojnë me lupë. Në lidhje me audio-regjistrimin dhe deklaratat e Ramës për ekspertizën e regjistrimit, Berisha theksoi se për të bërë një gjë të tillë është kusht që të merret zëri i të dy palëve.

“Ky e morri zërin e Agronit dhe babales Edi Rama? Qëllimi i tij ishte që t’i mbyllte gojën Prokurorisë”, tha Berisha, duke shtuar se ai është i papërgjegjshëm.

“Rama tha një mashtrim të ulët, s’ka bërë asnjë ekspertizë, por ai operon me gënjeshtrën”, theksoi Berisha.

Duke komentuar deklaratat kundër audio-përgjimit dhe vërtetësisë së tij, Berisha tha se Agron Xhafaj, jo vetëm që është i dënuar në Itali për trafik droge, por edhe në Venezuelë me një masë më të madhe.

“Kemi një ndarje të thellë mes të vërtetave dhe pas të vërtetave. E vërteta qëndron në faktin se i vëllai i Fatmir Xhafajt, ishte i dënuar me 7 vite e 2 muaj burg. E vërteta qëndron se ai është i dënuar edhe në Venezuelë, më shumë se në Itali, për trafik ndërkombëtar droge”- tha Berisha.

Ish-Kryeministri Sali Berisha pohoi se ka regjistrime të tjera, por shtoi se nuk ishte në dijeni të përmbajtjes së tyre. Berisha tha se audio-përgjimi i publikuar tregoi se këta funksionojnë në bazë të kodit të drogës.

“Këtu do jemi dhe do të shihni se Fatmir Xhafaj do të ikë dhe do të vijë Taulant Balla, sepse këto nuk i ikin kodit të drogës, sepse po t’i ikin i del emri Olsi Ramës. Met Kanani është një tjetër baron droge i partisë siçiliste. Met Kanani ka lidhje të drejtpërdrejta me Edi Ramën, ndërsa Gramoz Ruçi është ndërmjetës”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri deklaroi se kodi i përdorur nga Rama në Gjirokastër është i qartë, i tha Xhafajt bëju gati të ikësh.

“Xhafaj ditë e natë punonte me Erjon Veliaj, i cili për t’i dhënë peshë Xhafajt e ka marrë në Holandë, sepse mendojnë se do të ndryshojnë mendimin e qeverisë holandeze. Pasi Rama dhe Ruçi sulmuan deputetetët holandezë, shkon Lal Plehu dhe Xhafaj gjoja për të rregulluar raportet, por Xhafaj është i ikur dhe po nuk e hoqi është i ikur bashkë me Ramën”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?