Berisha: Pronari i magazinës së drogës në Rrëshen, nipi i Zef Brozit
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një denoncimi në fb, thotë se pronari i magazinës së drogës në Rrëshen Kastriot Reci, është djali i motrës së ish-Kryetarit të Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi dhe benjamin i kryetarit të Bashkisë.
Ky i fundit sipas Berishës është kryepronari i 7 ton droge të gjetur në magazinë.
Berisha ka publikuar dhe një foto ku pretendon se është Kastrot Reci.
Deri tani policia nuk ka një njoftim zyrtar mbi sasinë e drogës së kapur. Në njoftimin e sotëm u bënë publik vetëm emrat e të arrestuarve dhe personave të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

KOHA JONË SONDAZH

