Berisha propozon krijimin e një koalicioni opozitar

Nga Sali Berisha-
Propozim i skemës së opozitës në vijim: analizë e brendshme dhe hapje e partisë, front i gjerë opozitar dhe protesta
Duhet të jemi realistë, Edi Rama absolutisht mundet dhe rrëzohet dhe është jetike për PD kjo analizë. Megjithatë, kjo nuk mjafton, duhet t’i themi gjërat siç janë. Është i domosdoshëm një front opozitar më i gjerë i mundshëm. Kemi të bëjmë me një regjim, nuk kemi të bëjmë me një qeveri apo qeverisje e cila ndjek rregullat, por kemi të bëjmë me një narkoshtet që ndjek vetëm rregulla të mafies, në cilin padrinoja merr çdo vendim, çdo ndëshkim, çdo masë dhe në të cilin vota nuk ekziston.
Pra, kemi të bëjmë me një narkoshtet me një regjim i cili kërkon një front të gjerë opozitar, me të gjitha forcat politike opozitare që duhen të përballen me këtë regjim me të gjithë elementët e rëndësishëm të opinionit publik të cilët luftojnë kundër këtij regjimi çdo ditë me penën dhe qendrimet e tyre, me të gjithë shoqërinë civile e cila nuk mëkohet me fondet dhe udhëzimet e partisë.
Krijimi i frontit opozitar duhet të jetë përpjekje madhore e jona dhe duhet filluar nga puna menjëherë, krahas analizës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?