Berisha: Protesta e 22 nëntorit, përgjigja qytetare për shtetin policor të Ramës
“Të dashur miq, buxheti i ri është në funksion jo të qytetarit as dhe fëmijëve, shëndetit apo shkollimit të tyre, por të shtetit policor, kontrollit policor të shoqërisë. Rama si zakonisht mashtroi shqiptarët kur deklaroi se numëri i policëve per 100 mije banore ne Shqiperi eshte shume me i ulet se ne çdo vend tjeter te rajonit dhe BE. E verteta eshte tjeter! Ne Shqiperi numeri i policve per 100 mije banore eshte ne mesataren e vendeve anetare te BE dhe ne mesataren e vendeve te lira”.
Berisha ka shkruar se qeveria po mbyll shkolla dhe po hap burgje, me qëllim që të kontrollojë shoqërinë me metodat dhe pushtetin policor të saj.
Perpara drejt shtetit policor! Largohen 1000 mesues dhe shtohen 1000 çuna ne Polici. Mbyllen shkolla ndertohen burgje te reja!!Keshtu qe zevendesimi i 1000 mesuesve me 1000 police eshte deshmi flagrante e vrapit drejt shtetit policor apo kontrollit te shoqerise dhe veprimtarise se saj nepermjet forces policore. Po ne kete fryme ne kete buxhet katastrofal rriten me 30% shpenzimet e qeverise dhe te policise. Po keshtu buxheti parashikon mbylljen e dhjetera e dhjetera shkollave te te gjitha niveleve dhe hapjen e burgjeve te reja. Protesta e 22 nentorit eshte pergjigja e merituar ndaj shtetit policor”, shkruan Berisha duke rikujtuar edhe njëherë protestën e 22 nëntorit të opozitës