Berisha: Protesta e 6 dhjetorit do jetë madhështore, Bulevardin kryesor nuk e lëshojmë!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi sot se protesta e 6 dhjetorit do jetë madhështore dhe se nuk do ta lëshojnë bulevardin.

Berisha theksoi se liderët europianë që do të jenë në Tiranë më 6 dhjetor për samitin BE-Ballkani Perëndimor, e dinë se nga vota buron e drejta.

Protesta e 6 dhjetorit do jetë madhështore. Liderët europiane nuk janë si Edi Rama, por të zgjedhur me votën e qytetarëve të tyre. Ata e dinë se nga vota e tyre buron e drejta. Gjithçka është në dorën e protestuesve dhe organizatorëve. Ata do vendosin. Në bulevardin nuk e lëshojmë”, deklaroi Berisha.

SHKARKO APP