Berisha: Protesta për mbrojtjen e jetës dhe kundër mashtrimeve të Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar madhështore protestën e shoqërisë civile kundër ligjit të mbetjeve, zhvilluar gjatë ditës së sotme.
Berisha e ka cilësuar protestën si më të madhen e shoqërisë civile organizuar në 25-vite me thirrjen e parë.
Ja postimi i plotë i ish-kryeministrit:
“Proteste madheshtore e shoqerise civile kunder plehrave te Edi Rames! Te dashur miq, mijera qytetare te te gjitha moshave dhe bindjeve politike mbushen bulevardin Deshmoret e Kombit dhe protestojne per mbrojtjen e jetes, shendetit, mjedisit dhe dinjitetit te tyre dhe mbare shqiptareve nga plehrat, helmet dhe mashtrimet e Edi Rames. Kjo ishte protesta me e madhe e shoqerise civile ne 25 vite organizuar me thirrjen e pare! Edi Rama, qe tani po quhet ne rrjetet sociale ne mbare boten Pleh-Man, njeriu i plehut, i tronditur deri ne palce beri gjithcka qe t’u mbylle ekranet protestuesve por deshtoi! Dhe nje here thirrja ime per te gjithe qytetaret eshte: te mbeshtesim protesten e shoqerise civile si deshmi e pergjegjesise tone qytetare sepse ajo po mbron jeten, shendetin, mjedisin, dinjitetin e secilit prej nesh. Urimet me te perzemerta organizatoreve dhe pjesmarresve per protesten me madheshtore, me thirrje te pare, e shoqerise civile ne historine e vendit! Urimeeee! Sb”.
KOHA JONË SONDAZH

