Berisha: Protestat dhe greva masive, rruga për të kthyer votën e lirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët përmes platformave online.

Mënyra më intensive e komunikimit tim me ju, ka qenë përmes rrjeteve sociale. Sa u përket protestave, e vërteta është se polarizimi në këtë vend po rritet me shpejtësi dhe shtresa e mesme po shkon drejt asgjësimit e të varfërit po bëhen më të varfër. Rama votën nuk e pranon dhe i gjithë ky zhvillim dramatik, përmbysje në shtresat e shoqërisë ka një shkak themelor dhunimin e votës prej tij. Protestat janë rruga për të cilën është përcaktuar fronti për shpëtimin e Shqipërisë. Ju garantoj se do të nisin shumë shpejt. Janë shtyrë, por edhe shtyrja bëhet për shumë aspekte e padurueshme. Grevat e protesta do të jenë rrugët për të rikthyer në Shqipëri shpresën e votën e lirë për të dalë nga regjimi totalitar”, tha Berisha në përgjigje të pyetjeve që qytetarët i kanë dërguar në rrjetet sociale.

SHKARKO APP