Berisha protestë në Samitin e Europës, Rama ”i flet” Skënderbeut: O Mbret, nga të katër anët e Europës do të jenë në sheshin tënd më 16 Maj
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pak minuta pasi Sali Berisha tha se do të mbahet një protestë më 16 maj, për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, në ditën kur në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian.
Rama ka postuar foton nga Sheshi ”Skëndërbej”, ku i drejtohet heroit kombëtar me fjalët ”O Mbret”, dhe që atë ditë do të mblidhen politikanë nga të 4 anët e botës dhe se ne do të jemi krenarë të gjithë për emrin e Shqipërisë sonë.
”Më 16 maj të gjithë ata do të mblidhen nga të katër anët e Europës në sheshin tënd o Mbret dhe ne, stërnipërit e tu do të jemi të gjithë krenarë për emrin e Shqipërisë tonë, që do të shqiptohet në të gjitha gjuhët e botës”, shkruan Rama në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

