Berisha: PS, partia personale e Ramës

 

Nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga ish –kryeministri Berisha fakti se Edi Rama nuk pranoi as në Asamblenë e PS që ta hapte garën për zgjedhjen e kryetarit. Atij i ka mbaruar mandati prej tetorit të vitit 2012, megjithatë do të jetë kongresi i janarit të vitit 2016 ai që do të vendosë nëse duhen zhvilluar zgjedhjet për kryetarin, sic përcakton statuti, apo jo. Gjithësesi, kur të vendosë kongresi, do të kenë kaluar 3 vjet që Rama e drejton PS –në pa mandate. Ish –kryeministri Berisha thotë se edhe Enver Hoxha e lejonte votimin, ndonëse formalisht. Nisur nga refuzimi i Ramës për të hapur garën në parti, Berisha ngre pyetjen nëse Rama është kryetar i lindur apo nëse PS është partia e tij personale.

Ky është postimi i plotë i ish –kryeministrit në Facebook:

Rama refuzon te votohet per postin e kryetarit te PS. Ai eshte kryetar i lindur? Apo PS partia e tij personale?

Te dashur miq, Enver Hoxha apo Hitleri shqiptar i Pasluftes, pasi e vendosi dy vjet pas themelimit ne krye te Partise Komuniste te Shqiperise Dushan Mugoshen si agjent te Beogradit, votohej formalisht ne Kongres nje here ne 4 vjet. Kurse Edi Rama nuk pranon te votohet prej 6 vitesh. Rama ju thote socialisteve se lideri nuk votohet! Kesaj i thone ose Rama eshte lideri i lindur i PS ose Partia Siçiliste eshte tashme prone e tij, parti personale. sb

SHKARKO APP