Berisha: Pse hesht Lukashenko i Tiranës në krye të OSBE për zgjedhjet në Biellorusi!

Ish-kryeministri Berisha ka dënuar heshtjen e Edi Ramës në cilësinë e kreut të OSBE-së, lidhjet me zgjedhjet e manipuluara në Biellorusi, duke e quajtur Lukashenkon e Ballkanit.

‘Miq, në një akt të paprecedentë kryesia e OSBE me kryetar Lukashenkon e Ballkanit, Edvin Drogën nuk bën dot një deklaratë për grabitjen e zgjedhjeve nga Lukashenko i Bjellorusisë.

Shkaku i heshtjes së Lukashenkos së Ballkanit për krimin e shëmtuar elektoral të Lukashenkos së Bjellorusise qëndron:

Swiss Digital Desktop Reklama

1-Në grabitjen e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2017 nëpërmjet drogës, pushtetit të tij të krimit, bandave kriminale tashmë të dokumentuara dhe publikuara në gazetën gjermane Bild.

Swiss Digital Mobile Reklama

2-Lukashenko i Tiranës është i vetmi në historinë e Europës pas rënies së Murit te Berlinit që në vitin 2019 zhvilloi zgjedhje vendore moniste duke dhunuar kështu kushtetutën e vendit, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut për zgjedhjet demokratike.

3-Lukashenko i Ballkanit pasi në procesin e reformës zgjedhore dështoi t’ua besonte administrimin e zgjedhjeve administratës së hiperpolitizuar të narkoshtetit të tij për të grabitur disa mandate në zgjedhjet e ardhshme vendosi si zuzar të shkelmojë marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit të vitit 2020 dhe të ndryshojë kushtetutën për të mundur me grabit me ato ndryshime disa mandate, gjë të cilën Lukashenko i Bjellorusisë nuk e bëri.

Për të gjitha këto Lukashenko i Tiranës nuk mund të shqipëronte një fjalë të vetme kritike për Lukashenkon e Bjellorusisë.

Me këtë rast ju bëj thirrje vendeve anëtarë të OSBE të konsiderojnë ndërprerjen e menjëhershme të mandatit të Lukashenkos së Tiranës pasi ai me qëndrimet e tij frymëzon Lukashenkot e tjerë në hapësirën e Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Europë dhe ka zhytur këtë organizatë tejet të rëndësishme në krizë të thellë. Sb’

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?