Berisha pyetet nëse do të bashkëpunojë me Bashën: Vetëm kur të pranoj Edi Ramën në koalicion

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur ditën e sotme nga mediat nëse sheh mundësinë e një bashkëpunimi me ish-kreun e PD-së Lulzim Basha,

Por Berisha mënyrë kategorike përjashtoi këtë bashkëpunim, për të cilin tha se është peng i Ramës.

“Unë shpresoj që me grupin tjetër do gjejmë mirëkuptim të plotë. Ata kanë mbajtur qëndrim të drejtë ndaj primareve
Kurse me pengun e Edi Ramës vetëm kur të pranoj Edi Ramën në koalicion apo në bashkëpunim mund të pranoj pengun e tij. Lul Basha është në një mision si peng i vërtetë si një njeri që Rama kur të dojë i pret fletën e arrestit me afat burgimi minimumi 6-vjeçar. Nuk mund të ketë. Është shndërruar në një vegël të verbër të Edi Ramës”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?