Berisha: Rama dhe kryemafiozi i Jugut, Kokedhima

 

Te dashur miq, Edi Rama, pasi e ka shtyre dy muaj me radhe heqjen e mandatit te sivllaut te tij Koço Kokedhima, per marrje ne shkelje flagrante te Kushtetutes, neni 70, te pasurive publike, ai e shtyu perseri.

Me kete akt antikushtetues, Edi Rama dhe Ilir Meta, njeriu qe akuzohet se ka paguar vrasjen e dy deputeteve, vendosin haptas Parlamentin dhe pushtetin e tyre te krimit ne funksion te mbrojtjes se krimineleve, qe per t'u pasuruar shkelmonje cdo nen te Kushtetutes dhe ligje te vendit. Koço Kokedhima, sivllau i Edi Rames, qe mbahet si kryeministri dhe kryemafiozi i jugut, eshte bere famezi per babezine e tij per ndertimet pa leje ne kundershtim me ligjet ne zonen e bregut dhe ne Tirane, per borxhin dhjetera milione dollare qe nuk i paguan shtetit, per tavanet e shkollave qe rinderton dhe qe bien mbi kokat e vogelushve, per banden e tij qe po vjedh dhjetera milione ne naften e vendit dhe si pike mjalti apo strehe e pedofileve ne punesimin e tyre, si sekretari personal i tij, rasti i Agron Canes, apo ne mediat e tij!

Cdo dite qe ky kriminel, qe ka dhunuar ne menyre flagrante Kushtetuten per t'u pasuruar ne menyre antikushtetuese, eshte dominim i hapur i krimit mbi ligjin themelor dhe Parlamentin e vendit, eshte sundim i krimit!! 

Sali Berisha

SHKARKO APP