Berisha: Rama drejton një kupolë hajdutësh

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me me demokratët në Londër.

Në fjalën e tij Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama është kupola e hajdutëve.

Berisha shtoi se gjatë viteve të fundit janë rritur shumë prokurimet sekrete, me qëllim vjedhjen nga pushtetarët.

“Vendi është i pllakosur në një krizë të thellë të frikshme. Shqiptarët sot braktisin vendin e tyre më shumë se çdo komb tjetër. Kjo sepse regjimi i sotëm ka vendosur dhe ka rikthyer monizmin e 32 viteve më parë. Në rast se 32 vite më parë, pra përqëndimi i të gjitha pushteteve në duart e një partie, monizmi i sotëm bazohet në brutalitetin e krimit, drogën dhe fuqinë negative të saj. Në vjedhjen e papërmbajtur të qytetarëve shqiptarë. Me këto mekanizma Rama ndërtoi në këto vite narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Pra zëvendësimin e ligjeve dhe rregullave të shtetit ligjor me ato të shtetit mafioz. Jeta e përditshme e shqiptarëve është e mbushur plot me raste të tilla. Një javë më parë arrestohej një nënë për një gjobë prej 25 mijë lekësh.

Pasuritë publike janë sot një mallkim për shqiptarët. Ato nuk prodhojnë të mira, gara e hapur që është ligj në çdo vend të lirë është zëvendësuar me prokurimin sekret. Janë rritur me 25 herë, krahasur me vitin 2015 prokurorimet sekrete. Në atë kohë lejoheshin vetëm për shërbimet sekrete apo për prokurorinë, por sot është bërë ligj dhe sa herë duan të vjedhin ndjekin këtë metode. Rama e drejton vetë këtë kupolë hajdutësh. Ai ka vendosur për të votuar me procedurë të mbyllur për 3 djegësat, 420 milion euro. Asnjëri prej tyre nuk funksionon. Të gjitha paratë shkojnë në kontot e Ramës dhe të Veliajt”, është shprehur Berisha.

SHKARKO APP