Berisha: Rama e ndihmoi Ahmetajn të arratisej për azil
Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat ka deklaruar se Ahmetaj ka ikur për azil jashtë vendit, me urdhër të Ramës.
“Prokuroria ose kontrollorët e saj njoftuan Ahmteajn para se sa të njoftonin parlamentin. Shtoj këtu se për të mos e emocionuar gjatë arratisë, kërkesa e prokurorisë ishte fshehur 3 ditë nga Kuvendi i vendit. Dje Arben Ahmetaj tregoi se cila është shkalla e ulët morale, standardi më i ulët i organizatës kriminale të Ramës. Pasi pasuruan veten e tyre, sapo thirren për të dhënë shpjegime, arratisen pa u hyrë ferra në këmbë. Arratisja e tij tregon qartë se ishte rregulluar nga Rama”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

