Berisha: Rama është gjeneratori i bullizmit në vend

Sali Berisha nga dritarja e banesës sonte komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama për mbylljen e rrjeteve sociale Snapchat dhe TikTok. Ndonëse tha se nuk donte të bënte politikë me këtë ngjarje, Berisha shtoi se përgjegjësi për kultin e bullizmit në Shqipëri ka vetëm Edi Rama.

”Nuk do të doja të bëja politikë me shpirtin e Martin Canit, por nuk ka si të mos i them sonte Edi Ramës. Edi Rama je ti, por ti nuk di çfarë është përgjegjësia se je i tillë, që përhape në këtë vend, në këtë shoqëri kultin e bullistit, e banditit, e të fortit. Edi Rama je ti që i pret bullistët, kriminelët, banditët në zyrë dhe lë qytetarët të numërojnë kafshatat.

Edi Rama thuaju pak shqiptarëve se kush ka promovuar, mbështetur si ti kriminelët Rraha-Gjokës. Nga të mos ketë bullizëm, kur ata bëjnë ligjin, kur ata në emër të votave që vjedhin sundojnë vendin së bashku me ty. A ke ti vetëdije, por nuk ke ti, të mungon vetëdija njerëzore, që gjenerator kryesor i bullizmit je ti, me mbështetjen që ju bën banditëve që terrorizojnë jo vetëm rrugicën e rrugën, por llagjen, bllokun, qytetet e fshatrat”- tha mes të tjerash Berisha.

SHKARKO APP