Berisha: Rama i tmerruar, urdhëroi të arrestohet piloti gjerman

 

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi sot ndalimin e nj ë piloti gjerman, me urdhër të kreu të qeverisë Edi Rama. Sipas Berishës, piloti u ndalua pasi kryeministri ka menduar se është provokuar prej tij.

 “Arrestohet piloti gjerman në Tirane, sepse tmerroi Ramën pasi rrugës për në Greqi fluturoi në lartësi mbi jahtin e tij.”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dje u arrestua në Rinas, pasi u kthyen nga fluturimi në Greqi, Korfuz, piloti gjerman i një helikopteri taksi të një kompanie të liçensuar private. Shkaku i arrestimit të pilotit gjerman në  Rinas, menjëherë pas kthimit nga udhëtimi në Korfuz, doli se ishte urdhëri i Edi Ramës, sepse piloti në zbatim të kursit të përcaktuar nga kontrolli ajror i vendit kishte fluturuar mbi det, ndonëse në lartësi, mbi jahtin me të cilin po shëtiste Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rama ishte tmerruar dhe e kishte marrë fluturimin mbi jaht si një akt të qëllimshëm. Madje për një moment ai mendoi, si në rastin e Reformatos së tij, se këtë helikopter e ka dërguar të fluturojë mbi kokën tij Berisha.”

“Natyrisht “çunat e krimit” që arrestuan pilotin gjerman nuk i thanë atij se na e tmerrove Edvinin, por i thanë se e arrestonin në emër të Edvinit pasi e ka shqetësuar shumë me fluturimin e tij mbi zonën ku pushonte Edi Rama!”

“Ky është një akt i turpshëm, i dënueshem ku njerëzit ndalohen apo arrestohen jo për shkak të ligjit por gjendjes psiqike të kryepolicit të vendit!”

I tillë ishte reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, në profilin e tij facebook, mbi ndalimin  e fundit të një piloti gjerman, që dyshohet se fluturoi afër vendndodhjes së Kryeministrit Edi Rama, gjatë këtyre ditëve pushimesh.          

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?