Berisha: Rama ka 170 minuta biseda telefonike me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
Sali Berisha tha sot në Kuvend, se Edi Rama ka 170 minuta biseda telefonike me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të shpëtuar Koço Kokëdhimën nga heqja e mandatit.
Sipas Berishës, Rama i ka kërcënuar gjyqtarët.
Berisha i bëri thirrje prokurorit të Përgjithshëm të hetojë.
Ai tha se Rama u ka dërguar anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese edhe sekretarin e Përgjithshëm dhe për këtë arsye ai i kërkoi Kryeprokurorit të sekuestrojë filmimet e kamerave të sigurisë së Gjykatës Kushtetuese.
“Edi Rama ka 170 minuta biseda telefonike me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të shpëtuar Koço Kokëdhimë.
Veç kërcënimeve më të ulëta ndaj gjykatësve, ka dërguar jo një, por disa herë sekretarin e Përgjithshëm të mafias qeveritare, e njeriut që i përshtat atij fjalimet e Benito Musolinit, mafiozin Engjell Agaci.
I bëj thirrje prokurorit të Përgjithshëm të marrë të gjitha bisedat me Edeskobarin dhe kamerat e gjykatës kushtetuese.
Cilat janë vizitat që ka bërë aty sekretari i përgjithshëm i mafias shtetërore, përshtatësin e fjalimeve të Benito Musolinit për Edi Ramën?
I bëj thirrje prokurorit të Përgjithshëm të marrë kamerat e gjykatës së lartë të shohë sa herë i viziton ky mafioz.
A e dini ju se ky bashkë me Visin e Ramës që i jep vizat e kokainës Ramës, kanë instaluar në zyrën antikorrupsion, makinerinë e pastrimit të parave?
Se këta janë të besuarit e Ramës që numërojnë valixhet me para. Se nuk i marrin pa numëruar, se nuk duhet të gënjejnë. Se u merr shpirtin për 100 euro”, u shpreh Berisha në parlament.
KOHA JONË SONDAZH

