Berisha: Rama ka një dosje për arrestimin e Ilir Metës

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se ka lidhje të pazgjidhshme me krimin. Por ai tha se kreu i Qeverisë shqiptare e ka një dosje për arrestimin e Kryetarit të Kuvendit Ilir Metës. Sipas tij, arrestimi i Metës është kërkuar nga Brukseli.

Berisha ka thënë se Partia Demokratike nuk ka asnjë deputet të inkriminuar, ndërsa sa i përket kohës kur ai qeveriste me Ilir Metën, dhe ky i fundit u akuza për skandalin e vjedhjes së 700 mijë eurove, Berisha, tha se nuk e ka mbrojtur asnjëherë Metën, por shtoi këtu se Edi Rama ka një dosje të plotë,të shqyrtuar nga ekspertë ndërkombëtarë për arrestimin e Metës dhe se kjo gjë i është kërkuar kur shkoi në Bruksel.

"Rama pas kthimit nga Brukseli i ka thënë zotit Meta se më kërkuan arrestimin tuaj mbi bazën e dosjes që ka dorëzuar vetë Rama. Shpesh dëgjoj që njerëzit thonë, ndoshta edhe me të drejtë se ti e mbrojte Ilir Metën. Nuk e kam mbrojtur unë Ilir Metën, për herë të parë do flas; nuk është e vërtetë. Ka pasur një dokument për 700 mijë euro, ai dokument ekzistonte në letrën (nëse nuk është e falsifikuar) në letrën që sipërmarrësi i dërgonte Dritan Priftit se dëmi i krijuar nga momenti që ti nuk më zbaton vendimin gjer tani është 700 mijë euro. Dritan Prifti nuk e ka mohuar se ekziston ky dokument. Pra e gjithë akuza që i bëhet Sali Berishës se e mbrojti Ilir Metën bazohet në këtë dokument. Unë edhe sot ndaj asnjë njeriu nuk do mund të pranoja kurrë një gjë të falsifikuar, por Edi Rama duket se ka një dosje shumë më të plotë për Ilir Metën, sepse nëse dosja nuk do të ishte e plotë, dhe në qoftë se dosja nuk do të ishte shqyrtuar nga ekspertë ndërkombëtarë të shquar, ai nuk do mund të kërkonte, askush nuk do i kërkonte atij arrestimin e Ilir Metës", tha Sali Berisha lidhur me përfshirjen e politikës në krim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?