Berisha: Rama ka rrahur Niko Peleshin
Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi online një denoncim nga qytetari dixhital.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama ka rrahur zëvendësin e tij, Niko Peleshi.
“Qytetari dixhital informon rrahjen para pak ditesh nga Edvin Kristaq Rama, ne zyren e tij, te zevendesit te tij Niko Peleshi. Uganda ne vitet 70 ka patur nje diktator qe quhej Idi Amin Dadah, i cili kishte qene dhe kampion boksi. Ai u be famoz edhe per rrahjen qe u bente ministrave te tij ne zyre apo mbledhje te kabinetit.
Agresiviteti ne momente te caktuara i Edi Rames eshte i njohur nga te gjithe. Ai eshte akuzuar publikisht per shfaqje agresiviteti ndaj familjareve, bashkepunetorve dhe zyrtareve ne Bashki dhe ne kryeministri. Thuhet se kjo e Peleshit nuk eshte hera e pare. Po ju rikujtoj te dashur miq ketu fjalet qe u perhapen ne mbare Tiranen per shtrimin ne dajak brenda ne seline e PS te nje udheheqesi kryesor te PS sepse Rama dyshoi se familjaret e tij ndihmuan ne fitoren e z. Luzim Basha ne Bashkine e Tiranes.
Gjithashtu dihet se rrahje me grushta dhe me nxirje te forte te syrit pati dhe Tahiri ne muajin gusht por atehere u tha se nuk e rrahu vet Rama, por Gysi i Rames sepse Saje qorri gjeti lidhje te Gysit me grupin e droges te Ajet Sules ne Durres dhe Rama i tregoi Gysit per informacionin e Tahirit, gje qe Gysi e kuptoi si leje per te shtruar ne dajak Tahirin!” shkruan Berisha në FB.
KOHA JONË SONDAZH

