Berisha: Rama më quajti Stalin që në ’90-n
Në intervistën e tij dhënë Çim Pekës, Sali Berisha thotë se Edi Rama e ka quajtur atë Stalin që në viti 1990.
Ai tregon edhe pse nuk e lejoi Ardian Klosin që të fliste para turmës , gjatë ditëve të vrullshme të lëvizjes së dhjetorit.
“Rama erdhi me të ndjerin Ardjan Klosi dhe Kasem Trebeshinën, do flasim më thonë, jo nuk është e përshtatshme i them sepse i ndjeri për të cilin kisha respekt ishte djali i Bilbil Klosit dhe nipi i Ramiz Alisë dhe kisha merak se mund ta fishkëllenin por nuk më mirëkuptoi dhe më tha që je një Stalin i vërtetë sepse nuk të le të flasësh”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

