Berisha: Rama merr më 11 dhjetor përgjigjen më të hidhur në këto 30 vite. Basha nuk ngjall shpresë
Kjo e martë e ka gjetur ”Foltoren” në Burrel, aty ku ish-kryeministri dhe lideri historik i PD-së, Sali Berisha po vijon takimin e radhës me demokratët. Që në fillim, Berisha tha se Lulzim Basha është pjesë e arkivës së turpit dhe se Edi Rama është kryeministri më i zi që pas parë vendi që pas Enver Hoxhës. Pjesë e takimit janë edhe ish-deputetë të PD-së.
”Rama merr më 11 dhjetor përgjigjen më të hidhur që mund të ketë marrë dikush në këto 30 vite. Pengu i tij, Basha, i cili është futur në lojën më të rrezikshme, në atentat ndaj lirisë suaj dhe pluralizmit, do të arkivohet në arkivat e turpit të këtij vendi. Mafja e Soros që shndërroi opozitën në ministri të narkoshtetit, do të marrë përgjigjen e merituar.
Shqipëria u bë në këto vite delja e zezë në Europë, opozita për shkak të një dështaku, që de facto u bë aleat i narkoshtetit. Në 8 vite Shqipëria kaloi nga rrogat mesatare në ato me më të ultat. Me djersen tuaj dhe taksat tuja, punët tuaj kryhen më shtrenjtë se ato në Europë. Në rast se Rama ekzekuton shpresën çdo ditë, Basha është bërë varrmihësi i saj, sepse nuk ngjall shpresë.
I ftoj socialistët te shtrojnë një pyetje, kur ka votuar PS për herë të fundit, në 2009, dhe si ka votuar, ka votuar për kryetarin. Nga 2009 e sot, PS nuk ka njohur votë. Basha emëroi një kryesi e cila vendosë të thërrasë anti kuvendin e pluralizmit politik. I bëj thirrje çdo anëtari kryesie, korrigjoni menjëherë qëndrimin tuaj, nuk jeni të zgjedhur konform statutit, jeni të zgjedhur nga Basha. Bashkohuni me ne, vota na bashkon ne”.