Berisha: Rama – Meta vrasin per se dyti komisarin Lamaj
Te dashur miq, sot nje trup gjykatesish liroi si te pafajshem ne sallen e gjygjit Arben Frrokun, i akuzuar per vrasjen e komisarit Lame, pas nje procesi qe zgjati mbi 13 muaj. Pa dashur te nderhyj ne vendimin e Gjykates por ky vendim me shume se ne emer te popullit apo Republikes, duket si vendim ne emer te marreveshjes me te cilin u shperblye ndryshimi i deshmise kyçe te Mark Frrokut, deshmitarit me kyç ne dosjen Doshi.
Gjithçka ne kete proces dukej se po shkonte drejt ketij vendimi, te cilin nuk e besojne as ata qe e kane dhene. Shqiptaret mbajne mend mire se si shtyheshin seancat kyçe te procesit duke kercenuar me jete deshmitarin okular qe pa me syte e tij vrasesin tek i derdhte bresherine viktimes ose se si i dergonin familjaret e te akuzuarit per te kercenuar ate me jete per deshmine e tij ne vendin me te fshehte ku e kishte strehuar vet Policia.
Vetem nje muaj me pare u rrembye ne Fushe Kruje nga banda e qeverise dhe u zhduk pa nam e nishan, E. Stafuka, ai ishte njeru qe gjeti makinen me te cilen u krye vrasja e komisarit Lamaj. Te gjitha keto zhvillime qe paraprine vendimin, deshmojne se ky ishte me shume nje vendim alla Troc, apo vendim jo ne emer te ligjit por te kodit te mafies, marreveshjes Rama – Meta – Frroku. Kjo eshte goditja me e rende ndaj tradites serioze te Gjykates se Krimeve te Renda, deshmi e peshes se tmerrshme te pushtetit te krimit mbi drejtesine.
Se shpejti dhe Frroku tjeter do lirohet. Thuhet se ne nje mesazh qe Rama i ka shkruar atij i thote se pret me padurim lirimin e tij e per te darkuar se bashku me te gjithe familjaret e tij. Drejtesia ne gijotinen e pushtetit te krimit!
Sali Berisha