Berisha: Rama mori peng Bashën me afera, selia e PD-së do të shndërrohet në 4 kulla

Këtë të dielë, ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit me demokratët në Vaun e Dejës, tha se Edi Rama me një urrejtje ndaj demokracisë, mori peng Lulzim Bashën me afera korruptive. Po ashtu ai theksoi se në tokën ku sot ndodhet selia e PD-së, është parashikuar të shndërrohet në një vend me katër kulla, ku do të marrë pjesë dhe Lulzim Basha.

“Arriti ta marrë peng me afera korruptive. 800 mijë metra katror në Portin e Durrësit. Afera e shekullit, ja dhanë gjoja një arabi i cili në një aspekt është biznesmen i madh shumë, por në aspektin tjetër, po kaq i madh si mashtrues.

Selia e PD është parashikuar të shndërrohet në kullat e parkut të katër hajdutëve. Do ndërtohen katër kulla, gjejeni se sa ka marrë për vete Lulzim Brava”.

SHKARKO APP