Berisha: Rama paguan kujdestarin e breshkave me një çmim 3 herë më të lartë se rroga mesatare
Kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij në seancën e kësaj mbrëmje në Kuvend, hodhi akuza kundër qeverisë duke e akuzuar për diktaturë. Po ashtu Berisha vijoi akuzat se kryeministri Edi Rama ka udhëtuar 137 herë me charter, duke shpenzuar 22 mln euro për shpenzime.
”Republika e Shqipërisë është një diktaturë, që nuk mund të them se bazohet në ideologjinë markisiste-leniniste, por bazohet në krimin drogën dhe vjedhjen e qytetarëve. Si ka mundësi që një vend komunist me kushtetutë moniste të jetë më mirë në zbatimin e ligjit se sa një vend anëtar i NATO-s. të gjitha këto janë sepse në këtë vend vota është fiktive njëlloj si Vientanim komunist.
Për Edi Ramën nuk ka ligje, nuk ka kushtetutë, nuk ka standard moral. Ai njeri ka udhëtuar 137 herë me charter. Një çmenduri të tillë nuk ja ka lejuar vetes asnjë diktator. Këta kanë urrejtje për ju o qytetar. Kujdestarin e breshkave e paguan me një çmim tre herë më të madh se një rrogë mesatare. Kurrë nuk ka pasur Shqipëria politikanë më të korruptuar se këta. Ka shpenzuar 22 mln euro për udhëtime”.