Berisha: Rama përdori George Soros dhe zyrtarin e FBI-së për të shkatërruar opozitën, shqiptarët do ta ndëshkojnë
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon akuzat kundër kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se ka bërë çdo përpjekje për të asgjësuar opozitën shqiptare.
Berisha tthotë se agjenti McGonigal i FBI-së është paguar nga Rama për të shkatërruar Partinë Demokratike.
“Edi Rama ka vendosu dhe mendon të finalizojë veprën e tij më kriminale. Asgjësimin e opozitës shqiptare. Rama, sot kryeministri më i korruptuar i planetit ka përdorur të gjitha mjetet për të marrë peng opozitën. Ka përdor diplomatë të korruptuar, një mostër siç është Soros për asgjësimin e PD-së, por sot jemi më të fortë se kurrë. PD do mbetet besnike e përjetshme e tyre.
Rama armik i lirisë së shqiptarëve, ia ka dalë që me taksat tuaja të rekrutojë në kundërshtim me ligjet e vendit dhe të SHBA, një nga personat më të rëndësishëm të fushës së sigurisë. Ky është akt që dua ta ndëshkoj dhe do ta ndëshkojnë shqiptarët. Shqiptarët s’mund të pranojnë një kryeministër që angazhon eksponentë të shitur të agjencisë më të fuqishme të globit për shkatërrimin e opozitës. S’mund të pranojnë t’i dorëzojnë fatet e tyre një vasali që për karrigen e tij nuk kursen asgjë kundër shqiptarëve“, tha Berisha ditën e sotme nga Mati.
KOHA JONË SONDAZH

