Berisha: Rama, Piktori deshtak, keqperdor postin e kryeministrit
Nga Sali Berisha
Edvin Kristaq Rama, piktori deshtak, qe ne jeten e tij deri sa u be kryeminister nuk kishte shitur dot nje tabllo te tij, per te kuruar kompleksin e rende te piktorit deshtak po perdor ne menyren me te paskrupullt dhe si askush me pare pushtetin e kryeministrit per t'u shitur si piktor bashkohor. Ne kete kontekst, Edi Rama vendosi nje mballome plastike me neone sikur te ishte shtepia e te atit, ne godinen e kryeministrise, veper e njerit prej arkitekteve italiane me te medhenj te kohes se tij. Trajtimi ne kete menyre e godines kryesore te ekzekutivit shqiptar, qe eshte dhe godina qeveritare me vlerat arkitekturore me te medha ne vend, eshte deshmi se pari e mentalitetit te tij prej neo-bllokmeni, sipas te cilit pronat e shtetit jane prona personale te qeveritarve ndaj dhe ai mund te beje me to cfare te doje njelloj si me shtepine e tij private ne Surrel.
Kjo mballome e shemtuar ne fasaden e kryeministrise nuk eshtee vetem veper e nje te semuri mendor te frustruar, qe perdhos per komlekset e tij psiqike vlera te paprekshme, fasada e ndertesa te tera, por eshte njekohesisht akt i ulet servilizmi ekstrem dhe injorance totale e papagajve te tij ne fushen e kultures, qe do protestonin per prekje identiteti per shkurtimin e hekurave 2.5 metra te larte te rrethimit te godines se Presidences dhe do heshtnin si fije e barit per heqjen e plote te rrethimit ne kryeministri dhe si lakej amoral dhe te pavlere do firmosnin brenda nates per vendosjen e mballomes se turpit ne hyrjen zyrtare kryesore te nderteses se kryeministrise, e shemtuar dhe per hyrjen kryesore te nje banje apo shtepie publike ne periferi te qytetit.
Keta klloune te kultures, se bashku me kryekllounin e tyre, Edi Rama, nxorren me kete akt fytyren e tyre te vertet, vetposhterimin ekstrem, vetem e vetem se jane dhe hajnat kryesore dhe me licence te fondeve te takspaguesve shqiptare per kulturen!
Ne kurim te kompleksit te piktorit deshtak, Edi Rama perdor pushtetin per te hapur ekspozita ne vende te ndryshme, asnjeren prej tyre me rrogen e tij, te cilat fatmiresisht me gjthe parate qe paguan per promovim mediatik nuk ja viziton njeri, dhe tani se fundi, sipas disa burimeve detyrohen indirekt bizneset e vendit dhe te huaj te blejne dhe te zhgarravisin muret e zyrave dhe mjediseve te tyre te punes me zhgarravinat e piktorit deshtak qe mendon se pushteti kryeministror do ta ktheje ate ne piktor suksesi!