Berisha: Rama plan per te liruar Aldo Baren

 Nga Sali Berisha

Me pergenjeshtrimin me zedhenesin e tij per rendin, Rama pranon se ka shitur tek banda deshmitarin e krimeve monstruoze te Aldo Bares.

Te dashur miq, Edi Rama pranoi se i ka hequr per interesa te Aldo Bares mbrojtjen Arben Kicjes, deshmitarit te te gjitha krimeve te bandes se Lushnjes dhe bossit te saj Aldo Bares. Ai, nepermejet zedhenesit te tij per rendin, Sajmir Shullazit, jo vetem pranoi se i ka hequr mbrojtjen por e akuzoi Kicjen se per kete eshte fajtor ai, pasi sipas tyre ka shkelur marreveshjen. Ne komunikaten e zedhenesit te tij per rendin, Rama nuk sqaron dhe nuk thote asnje fjale se ku dhe me cfare ka shkelur marreveshjen Arben Kicja. Ne te vertete Kicja i ka qendruar burrerisht deshmise se tij dhe nuk ka pranuar asnje presion nga emisaret e Rames as dhe te Aldo Bares per te ndryshuar deshmine ne menyre qe Gjykata e Larte te urdheroje, siç do Rama, rihapjen e dosjes se Aldo Bares dhe denimin e tij si Kostandini i Partise.

Por dhe zedhenesi i Rames, ne komunikaten e tij shet plotesisht kryetarin e tij. Sajmir Shullazi thote per te mbrojtur Ramen se kryeministri i vendit nuk ka asnje pune apo lidhje me deshmitaret e mbrojtur, nderkohe qe rreh gjoksin se deshmitari i mbrojtur i Arben Frrokut eshte ne mbrojtje direkte te Edi Rames, natyrisht pasi Rama e nisi Arben Frrokun ne Kube kerkon te laje duart si Pons Pilati per krimin e shemtuar.

Sipas kesaj deklarate del se Rama njerin deshmitar, ate te Bares, shet me kerkesen e ketij te fundit dhe thote nuk ka lidhje me te, kurse deshmitarin tjeter e mbron, natyrisht pasi ka strehuar ne vend te sigurte (ne Kube) vrasesin qe ky deshmitar akuzon. Keta jane vete aldobaret dhe arbenfrroket e pushtetit!

SHKARKO APP