Berisha: Rama e drejton qeverinë dhe Kuvendin me sms. S’ka shans të pengojë komisionin hetimor

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama kur tha se ai nuk ka shans të pengojë të drejtën kushtetuese të parlamentit shqiptar për të krijuar komisionin hetimor për çështjen McGonigal.

“Me një arrogancë absolute Edi Rama deklaron se unë shkoj në parlament kur të dua, pavarësisht se kushtetuta ka përcaktime të qarta për detyrimin e deputetit ndaj parlamentit, për detyrimin e kryeministrit ndaj parlamentit. Por po të kemi parasysh se ky njeri shkon në mbledhjet e qeverisë vetëm kur vendos për vjedhje të mëdha, nga 48 mbledhje ka shkuar në 19 mbledhje të vitit të kaluar. Aty ligjin e bën Belinda. Ai me sms drejton qeverinë. Me sms në parlament drejton Lindën. Është shndërruar në shtetin Linda-Belinda dhe të patronit të tyre pa asnjë normë.
Nuk ka vend në botë që një kryeministër nga 48 mbledhje merr pjesë vetëm në 19. Kryeministri është i detyruar të kryesojë mbledhjet e qeverisë përveç rasteve shumë të veçanta. Një kryeministër që nuk i përgjigjet detyrës së tij është një parazit i tmerrshëm, një hajdut që vjedhje nga mëngjesi në darkë dhe ndjek interesat e tij. Një kryeministër nuk mund të mungojë kurrë dhe nëse kjo kalon 6 muaj ai duhet të largohet. Këtu qeveriset me sms-të që ai i dërgon Lindës dhe Belindës. Kurrë ndonjëherë në këtë gjendje, në papërgjegjësi absolute nuk ka rënë ky shtet. Deklaroi mbrëmë se unë nuk ka shans të lejoj komisionin hetimor parlamentar për aferën e shekullit, një nga aferat që ka tronditur në palcë, politikën dhe jetën në SHBA. Në Shqipëri, por në mbarë vendet e lira. Edi Rama nuk ka shans të pengojë të drejtën kushtetuese të parlamentit shqiptar për të krijuar komisionin. Në qoftë se ky beson në këtë, provokon në vend destabilizim të plotë. Unë u them qytetarëve shqiptarë kurrë në histori, as në diktaturë, as pas diktature nuk ka ndodhur që Byroja e parlamentit të anulojë ligje. Nuk ka as Byroja politike, nuk anulonte ligje që ishte omnipotente”, deklaroi Berisha.

SHKARKO APP