Berisha: Rama, skandaloz dhe antikombëtar

 

 

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson si skandaloze deklaratën e Kryeministrit Rama, i cili në një intervistë për “Financial Time” tha se Shqipëria rrezikohet nga ekstremistët nëse nuk integrohet në BE

Komenti i plotë Sali Berishës në FB.

"Nje deklarate sharlatani!

Rama, ne nje akt skandaloz antikombetar perdor besimin fetar te shumices se kombit per ti fyer shqiptaret dhe per te kercenuar Bashkimin Europian!

Te dashur miq, ne nje akt skandaloz dhe mirefilltas antikombetar, Edi Rama perdor besimin fetar te shumices se kombit shqiptar per te kercenuar me kete besim Bashkimin Europian. Keshtu ne nje interviste per gazeten Financial Times Rama shprehet:
"Nese Europa na refuzon atehere ne Ballkan ka per te ardhur islami radikal" dhe "Nese BE nuk eshte ne gjendje te na tregoje rrugen qe presim atehere do kete nje hapesire te madhe per islamin radikal"
Kete deklarate deri tani nuk kam degjuar ta beje njeri apo politikan serioz pervec Edi Rames. Kjo eshte deklarate skandaloze dhe antikombetare, pasi vetem armiq te shqiptareve, me urrejtje te lindur ndaj tyre, ose njerez injorant qe nuk njohin shqiptaret apo fanatik te besimeve te tjera, mundet qe me mendjen e tyre te semure te perftyrojne apo imagjinojne Shqiperine si hapesire te mundshme te islamit radikal per shkak te besimit musliman te shumices se shqiptarve. 
Me kete rast dua ti them Edi Rames se kjo eshte nje deklarate e papergjegjshme, qe fyen rende çdo shqiptar pavaresisht nga besimi fetar dhe cilindo qe njeh kete vend dhe kombin tone. Kjo sepse:

– Se pari, Shqiperia eshte nje vend pluri-religjioz dhe shqiptaret, ne dallim nga shume e shume kombe afer dhe larg nesh, identitetin e tyre kombetar nuk e kane dhe nuk e kane patur kurre te bazuar ne besimet fetare por ne gjuhen dhe kulturen e tyre, gje qe perben dhe kodin e tolerances fetare, aksionere ne te cilen jane ne proporcion shqiptaret e te gjitha besimeve. Shekuj me pare, kur ata kane shpallur se feja e shqiptarit eshte shqiptaria, shqiptaret kane qene shume me besimtare ne besimet e tyre fetare se sa sot por nga thellesite me te medha te vetdijes se tyre kane deklaruar para botes se "jemi shqiptar aty ku flitet shqip". Ndaj dhe Hobhouse ne fillimin e viteve 1800 ne udhetimin e tij ne rajon shkruan se ketu vetem shqiptaret kane vetdije kombetare dhe flasin per identitet kombetar. Ne qofte se si pas teje ne qenkemi vend i kercenuar nga islami radikal, atehere ne pikpyetje eshte vet ekzistenca jone si komb. Kete mund ta thote vetem nje mendje e semure si e jotja.

– Se dyti, ne rast se e thua kete duke e lidhur me zhvillimet ne Irak dhe Siri, nga frika se ne Shqiperi per shkak te besimit te shumices se kombit do te kete nje hapesire te madhe per islamin radikal duke te krijuar pershtypjen se Kalifati do shtrihet ne territoret tona, je akoma me skandaloz. Shqiperia eshte anetare e NATO-s dhe liria, paprekeshmiria e saj eshte e sigurt dhe e garantuar nga aleanca ushtarake dhe politike me e fuqishme e kohrave. Por njeriu qe ka protestuar kunder anetaresimit te Shqiperise ne NATO kete nuk mund ta besoj!

– Se treti, eshte e vertete se individ te caktuar, qytetare shqiptar jane bashkuar me palet nder luftuese ne Siri dhe Irak si terroriste e islamik, disa prej te cileve kane vendosur me kete akt besimin para kombit duke tradhtuar kombin e tyre, te tjere kane bere te njejten gje si mercenare. Ata jane shqiptar qe se bashku me te tjere vrasin çdo dite qindra e mijera musliman qe falin pese vaktet, femije, gra, te moshuar si dhe te krishtere por nuk perfaqesojne aspak besimin fetar te moderuar dhe tolerant te shqiptarve. Nuk ka asgje me qesharake dhe idioteske se sa te mendosh se ata mund te konvertojne ne radikal, islamin europian te shqiptarve. Kete e thone vetem ata dhe armiq te tjere te shqiptareve dhe ne menyre te papergjegjshme edhe ti e ndonje papagall mjeran i yti per qellime absurde.

– Se kateri, eshte e vertet se keta individe, terrorist mercenar ose fanatik islamiste mund edhe te ndermarrin akte terroriste ne Shqiperi dhe gjetiu. Terroristet me origjine te ndryshme kane marre e do ndermarrin aktet e tyre monstuoze edhe ne vendet me te sigurta. Por Shqiperia eshte anetare e koalicionit antiterrorist boteror dhe me kontribute te caktuara e te pamohueshme ne kete lufte dhe kam besim se agjensite e zbatimit te ligjit dhe ato te sherbimeve inteligjente ne bashkepunim dhe me partneret nderkombetare do te japin pergjigjen dhe kunderpergjigjen e merituar cdo akti terrorist dhe organizatorve te tij.

– Se pesti, ne qofte se ti mendon se me deklarata te tilla, deri diku dhe kercenuese, ben presion mbi BE, vendet anetare, tregon se ke mendesine e eterve te tu dhe ke njohurite e Haxhi Qamilit per Europen, pra nuk njeh as Europen as dhe BE. Ti behesh qesharak dhe me shume sepse BE vertet eshte "soft", eshte ngritur mbi vlerat e lirise dhe paqes por Europa sot eshte me e forte se kurre ne historine e saj. Ajo as nuk kercenohet dhe as nuk impresionohet nga asnje lloj aventurieri mbi toke. Dhe ne rast se, qofte dhe vetem per nje moment, ndonje shtetar europian do ndalej ne deklaraten tende dhe ta merrte ate seriozisht, gjeja me e pare qe do thoshte me vete do te ishte, jo ti pranojme se po na i merr Kalifati por çna duhen keta, larg ketyre, madje sa me larg, se ketu paska mundesi te vije islami radikal! Por fatmiresisht deklaratat e tua idioteske vetem sa i neverisin shtetaret europian. Ato i perfillin vetem ekstremistet e spektrit politik europian.

– Se gjashti, me deklaraten tuaj te bere ne prag te vizites shume te mirepritur nga shqiptaret e te gjitha besimeve te Kancelares Gjermane ne Shqiperi duket se i thua Mireserdhe Kancelare po mos harro se per shkak te besimit musliman te shumices se shqiptarve jeni ne nje vend rrezik ne potencial per islamin radikal, hapesire e madhe per kete lloj islami. Dhe kete mund te thote vetem nje i semure psiqik qe pershkak te semundjes urren vendin e tij! Ne rast se e bere deklaraten ne prag te vizites se kancelares per te mbuluar faktin se per here te pare nga viti 1992 Shqiperia eshte bere nje problem serioz i brendshem per vendin e saj me eksodin e shqiptareve, qe konkuron dhe ate te sirianeve ne lufte, perseri ke bere nje gafe qe vetem ti do mund ta beje. Qeveria gjermane e di mire se pergjegjese per eksodin e shqiptarve eshte qeveria qe burgos 38 mije qytetare ne nje vit, qe ka sipas organizmave nderkombetare ne paraburgimet e saj ne kushtet me çnjerezore me shume te paraburgosur se sa Siria dhe Iraku, qe prishi ne kundershtim me ligjet bizneset dhe banesat e mbi 9 mije familjeve shqiptare, qe ka hequr nga ndihma sociale per motive politike mbi 20 mije familje dhe qe me korrupsionin dhe krimin ka permbysur klimen e biznesit dhe shkaterrruar dhjetera mijera vende pune.

Nje studim i njoftuar nga ambasada gjermane 3 vjet me pare, tregonte se 80% e investitoreve gjerman ishin te kenaqur me klimen e biznesit dhe do ti investonin te ardhurat e tyre ne Shqiperi. Kurse nje studim tjeter gjerman i botuar vitin qe kaloi tregonte se 67% e investitoreve gjerman ishin te pakenaqur me klimen e biznesit ne Shqiperi. Qeveria gjermane e di se me gjithe heqjen e vizave ne vitin 2010, ne vitet 2011-2012 te marra se bashku, nga Shqiperia pati vetem 430 kerkesa per azil politik kundrejt mbi 4900 qe pati vetem muajn maj qe kaloi. Qeveria gjermane e di se shkaku i eksodave jane qeverite e keqija dhe se ti mashtron kur deklaron se shqiptaret po ikin se kane keqkuptuar nje thirrje gjermane per krah te specializuar pune. Kjo nuk ka asgje te perbashket me te verteten. Kjo praktike gjermane ka ekzistuar edhe vite me pare por kerkesat per azil nga shqiptaret ishin me te ultat e rajonit, vetem 250 ne vitin 2012. Qeveria gjermane e di se ti ke mashtruar shqiptaret duke deklaruar me zedhenesin tend se eksodi nuk kerconon rivendosjen e vizave. E kunderta eshte e vertete!

Se fundi, si nje sharlatan i vertete, shprehesh me akuze dhe kercenim ndaj BE duke thene se: "nese BE nuk eshte ne gjendje te na tregoje rrugen qe presim atehere do te kete nje hapesire te madhe per islamin radikal". Bashkimi Europian e ka te qarte se je i vetmi politikan qe ke bllokuar dy vite me rradhe statusin e vendit kandidat per nje megaafere korruptive.

Per Shqiperine dhe per politikanet e saj dhe per çdo vend tjeter, BE ka faktuar ne menyren me serioze se ai di dhe ofron harte te qarte rruge per procesin e Integrimit. Kjo harte rruge eshte paraqitur me hollesi ne dokumentin dhe kriteret e Kopenhagenit. Por ti me lidhjet e tua personale me krimin dhe korrupsionin, etjen e papermbajtur per pushtet dhe para, zhdukjen e pavaresise se institucioneve, shkaterrimin perfundimtar te standarteve zgjedhore i ke zevendesuar me kohe ato me kodin e mafies shteterore. sb".

SHKARKO APP