Berisha: Rama-Tahiri, të lidhur direkt me ‘nënkryetarin’ Shullazi

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit ka bërë sot drejtpërdrejt përgjegjës dhe bashkëpunëtorë me Shullazin kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjithashtu, në fjalën e tij Berisha e cilësoi parlamentin si strofull krimi dhe jo si tempull i demokracisë.

“Parlament strofull krimi. Këtu në çdo seancë nuk merret dot me problemet e jetës së përditshme, por merret me krimin qeveritar, me hajdutërinë dhe skandalin e vjedhjeve të pafundme të qeverisë dhe bandave të saj. Shullazi është rasti i radhës. Ta pranojë se me lidhjet e tij direkte me kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, de facto ishte nënkryetari i kësaj qeverisje Shullazi, meqë përmendët në kohët e qeverisjes time. Në një kohë kur ishte së bashku me Dritan Dajtin”, – akuzoi Berisha.

Sakaq, gjatë kohës që Berisha po mbante fjalën në Kuvend, kryeministri Rama është larguar nga salla dhe kjo është shoqëruar me një koment nga ana e ish-kryeministrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“S’të lëshojnë as nervat, s’ të mbajnë as nervat, ikën. Largohet kryeminsitri. Megjithatë unë flas për ju qytetarë, jo për këta”, – shtoi Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?