Berisha: Rama u kap në flagrancë nga shoqeria civile

Nga Sali Berisha/Ngujohet Edvin Shullazi! Rama kapet ne flagrance nga shoqeria civile ne megavjedhjen me Arenen Kombetare te Korrupsionit!

Te dashur miq, sot Rama, ne paranoje te thelle dhe i tmerruar nga megaafera personale e Arenes Kombetare te korrupsionit, bllokoi me garde, ne nje rast te pashembullt, hyrjen e publicisteve dhe shoqerise civlie ne seancen e Keshillit Kombetar te Territorit ku do te miratohej projekti i njeres prej vjedhjeve me te medha ne historine ketij vendi, projekti iStadiumit te Qytetit te Tiranes.

Sot Edi Rama mbylli me garde deren, por jo te vjedhjes por te shpelles se tij, sepse me kete projekt ai, pronen shteterore toke prej me shume se 100 mije metrash katrore ne zemer te Tiranes, qe me çmimin aktual te tregut kap vleren se paku 20 milione euro, e kalon, ne kundershtim me ligjin dhe kushtetuten, ne prone private realisht te vetes dhe vella Olsit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me nje vendim te qeverise se mepareshme toka truall e stadiumit Q Stafa dhe anekseve te tij iu kaluan ne pronesi te FSHF per ndertimin e stadiumit te ri, me kushtin e vetem qe nuk mund ti jepej ne asnje rast privatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama mbylli deren me roje publicisteve dhe shoqerise civile dhe u ndry i tmerruar ne strofullen e tij te krimit sepse ai, stadiumin dhe kullen e Olsit e nderton qindarke per qindarke me parate e shtetit shqiptar nderkohe qe ka mashtruar shqiptaret se shteti nuk shpenzon asnje lek per ndertimin e tij.

Ne te vertet FIFA i jep Shqiperise, si vend anetar, 10 milion euro per ndertimin e stadiumit kurse qeveria shqiptare dhe FSHF, pervec ketyre, shpenzojne edhe 15 milion euro te tjera per kete projekt.

Edi Rama u ndry sot ne vendin e krimit te tij sepse ai me vellain e tij Olsi, po ndertojne ne pronen shteterore, sikur ta kishin token e Kristaqit, kullen e tyre te korrupsionit prej 25 katesh.

Rama nuk lejoi publicistet dhe shoqerine civile te futeshin ne halen e tij te korrupsionit sepse ai dy muaj para se te miratoje projektin, ka shpallur ne kundershtim me ligjet e vendit fituesin e tenderit te ndertimit te vepres se mega korrupsionit.

Edi Rama mbylli dyert dhe u ngujua sot ne strofullen e turpit sepse burime qe jane si kemisha e tij, bejne me dije se projekti eshte nje zhgarravine personale e tij kurse arkitekti famoz per ryshfet dhe korrupsion i bolinos, vetem sa ka firmosur projektin ne te cilin Rama dhe vella Olsi sigurojne me kullen dhe anekset, 30 mije meter katror siperfaqe ndertimi! sb.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.122461101248139.23340.121577844669798/591252777702300/?type=3&theater

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?