Berisha: Rama u kërkon prokurorëve dhe gjykatësve të lirojnë Shullazin

Falenderimi që kryeministri Rama u bëri sot Mynyr Konit dhe Dhori Kules, për mostërheqje nga “presioni kriminal dhe i papranueshëm” i Emiljano Shullazit, për ish-kryeminstrin Berisha janë thjesht “larje duarsh”.

Berisha ka reaguar përmes një shënimi në faqen e tij në Facebook, ku thotë ndër të tjera se me këtë deklaratë Edi Rama u thotë prokurorëve dhe gjykatësve se të lirojnë sa më parë Emiljano Shullazin.

Më poshtë reagimi i plotë i Berishës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edvin Shullazi nuk denon aktin e Milit te Partise por mjaftohet duke e vleresuar si akt te pa pranueshem!

Swiss Digital Mobile Reklama

Te dashur miq, vazhdon mbrojtja e hapur nga Edvin Shullazi i Milit te Partise. Keshtu, Edvin Kristaq Rama, pasi deshtoi te eleminoje nga gara rektorin Koni duke i derguar atij dhe prof. Dhori Kules Milin, xhelatin e partise, lau sot duart me krimin e porositur duke thene: “Respekte per Konin dhe Kulen” dhe pa i permendur emrin Milit te Partise deklaroi se akti i tij eshte i papranueshem, pra nuk tha kurresesi i denueshem, pa lere me shume. Keshtu, edhe me kete deklarate, duke mos i permendur emrin kriminelit dhe vrasesit Emiljano Shullazi dhe duke e quajtur aktin e tij te terrorit ndaj akademikeve thjesht si te papranueshem, Edvini faktikisht i thote Milit “mos u merzit se une qe te ngarkova apo te besova krimin e shemtuar nuk te leshoj dhe publikisht po e zvogeloje barren e krimit te padegjuar”. Me kete deklarate Rama iu thote prokuroreve dhe gjykatesve, se Mili i Partise ka kryer nje akt thjesht te papranueshem ndaj dhe lirojeni sa me pare, se per gjera te papranueshme nuk mund te mbahen njerezit ne burg!”, shkruan Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?