Berisha: Ramën ta rrëzojmë me Revolucion
Në një postim në facebook aktualisht deputeti demokrat thotë se Edi Rama që premtoi legalizimet falas, do të konfiskoje banesat dhe lokalet e të gjithë atyre që nuk paguajne detyrimet, paratë per legalizimin e tyre brenda 6 muajve nga dita e dorëzimit te lejes se legalizimit.
Berisha e quan një akt të pashembullt dhe terror psikologjik që duhet ndalur me çdo kusht nëpërmjet revolucionit demokratik, shpëtimtar per qytetaret shqiptare! sb
“Edi Rama ka gati ligjin e konfiskimit te banesave Ne kembe kunder mashtruesit dhe poshtruesit me te madh ne Europen e sotme! Te dashur miq, rreth tre muaj me pare denoncova ne parlament ligjin qe po pregatitej me fshehtesi te plote, me te cilin Edi Rama qe premtoi legalizimet falas, do te konfiskoje banesat dhe lokalet e te gjithe atyre qe nuk paguajne detyrimet, parate per legalizimin e tyre brenda 6 muajve nga dita e dorezimit te lejes se legalizimit. Keshtu, megamashtruesi qe gjate fushates elektorale premtoi ne cdo takim elektoral, legalizimin falas te objekteve dhe banesave te palegalizuara dhe qe u zotua me ze dhe figuree se edhe Enveri te ngrihet nga nga varri nuk do te prishe dot shtepite tuaja te ndertuara pa leje, tani, pasi ka caktuar nje çmim te kripur se paku dy here me i larte se sa çmimi i meparshem dhe ka ulur nga 70 ne 50% pagesen me letrat me vlere, ka pregatitur ligjin, te cilin e kemi denoncuar ne parlament tre muaj me pare, per te konfiskuar banesat, lokalet dhe objektet e tjera te gjithe atyre qe nuk shlyejne detyrimin brenda 6 muajve. Ky eshte nje akt i pashembullt, nje terror psikologjik i papare, nje mashtrim skandaloz qe duhet ndalur me cdo kusht nepermjet revolucionit demokratik, shpetimtar per qytetaret shqiptare! sb”