Berisha-Ramës: Ç’punë ke me BE-në ti o piktor dështak!
Për ty plaste Europa dhe rrofshin Ervis Roshët, Artur Bushët, Mark Frrokët, Arben Frrokët, Aldo Baret, Kostandinët, Orik Shytët, Arben Ndokët!!!!”
Kështu i është drejtuar sot ish-kryeministri Sali Berisha, kreut aktual të qeverisë, Edi Rama. Berisha reagoi në profilin e tij Facebook, duke e akuzuar kryeministrin Rama për deklarata të papërgjegjshme në mediat e huaja, si dhe e bëri atë përgjegjës për 38 mijë të arrestuar në dy vitet e fundit, që sipas ish-kryeministrit janë më shumë se në Siri e Irak, apo edhe si fajtorin kryesor për eksodin e fundit masiv të shqiptarëve, nisur nga gjendja ekonomike.
Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:
“Përsëri Edvin Kristaq Rama, për të mbuluar lidhjet e tij kokë e këmbë me krimin dhe dështimin e tij të plotë me qeverisjen e shtetit policor, kërcënon BE-në, mediat amerikane për gjakderdhje të mëdha në Ballkan njëlloj si dikur etërit e tij apo më vonë Millosheviçët, Sheshelët dhe Arkanët e Beogradit. Kurse dje në mediat italiane akuzoi BE-në, se po dështon si motor shprese, madje "Kasandra Koleka" e paralajmëroi Europen se po rrezikon shpartallimin me themeli.”
“Me këto qëndrime dhe deklarata, që i shkojnë përshtat vetëm një të brigandi apo të sëmurë rend psiqik, Shqipëria ecën drejt të shkuarës dhe jo drejt BE.”
“BE ndërtohet mbi vlerat parimet qe ti shkele e dhunon çdo ditë.”
“Bashkimi Europian bazohet mbi ligjet dhe sundimin e ligjit dhe jo të bandave dhe kriminelëve me të cilët je i lidhur si mishi me thoin, të llojit Kostandin Xhuvani, Mark e Arben Frroku, Artur Bushi, Aldo Bare, Orik Shyti, Arben Ndoja, Sidrit Dane etj, etj.”
“Bashkimi Europian bazohet mbi transparencën dhe jo mbi vjedhjet e tua dhe suitës tënde qindra milionëshe në tendera, tatime, dogana si në asnjë vend tjetër në Europë dhe në botë.”
“Bashkimi Europian bazohet në respektin e institucioneve të pavarura dhe jo në etjen tënde të çmendur për pushtet, për të cilën ti do të bësh kreun e shtetit, kreun e policisë, të gjykatave, të prokurorisë, të IlDKP, kryetarin e bashkisë së Shqipërisë etj etj, vet Enverin, atin tënd shpirtëror apo Old Mayer-in e Xhorxh Orwellit.”
“Bashkimi Europian bazohet në respektin e të drejtave të njeriut kurse ti po ndërton shtetin policor në vend të shtetit ligjor dhe ke arrestuar në një vit 38 mijë qytetarë dhe ke plasur në paraburgime, sipas organizatave ndërkombëtare, më shumë se Siria dhe Iraku, dhe me vrasjen e shpresës, rrënimin e vendeve të punës, shkatërrimin e mbrojtjes së brishtë sociale ke larguar nga vendi dhjetëra e mijëra qytetare për të kërkuar azil politik në vende të tjera, ndonjëherë edhe më shume se sa Asadi i Sirisë.”
“Ti kërcënon BE si aventurier brigande dhe i sëmurë psiqik, sepse ti mendon se Europa e Paqes është Europa e Dobësisë, ndërkohë që duhet ta dish o sharlatan se Europa nuk kërcënohet dhe se paqja është forca dhe arma e të gjitha armëve të saj të të gjitha llojeve.”
“Së fundi, ata që të këshillojnë ty, mendjen tënde të sëmurë, se për të shpëtuar lëkurën tënde duhet të lëshosh kërcënime dhe paralajmërime për kataklizme, ata, pavarësisht nga pasaporta që mbajnë, nuk janë Europa por janë njëlloj si ti hajdutë, të korruptuar dhe së bashku me ta jeni llumi i saj!!”