Berisha, Ramës: Do të djegë poturet e lagura
Nga foltorja e Kuvendit ish kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin aktual Edi Rama, si kryekrimineli i cili ka vendosur krimin në piedestal dhe i bëri thirrje shqiptarëve ta rrëzojnë nga pushteti.
“Seancë funebre që mbyllet me mirënjohjen ndaj xhelatëve të diktaturës komuniste” quajti seancën e sotme Berisha duke i bërë thirrje: “Lexo flakën e bunkerit përndryshe është e afërt dita kur do të djegë poturet e lagura”
Më tej Berisha tha: “Ekonomia shqiptare është katandisur në jehonën e kolapsit si kurrë më parë. Shqiptarët shkojnë në festat e fundvitit më të dëshpëruar më xhephollë, më të papunë dhe më të pasigurtë se asnjëherë. I bëj thirrje shqiptarëve të bashkohemi ti themi se jemi më të fortë sesa kriminelët që mban përreth, më të fortë se Frrokërat se Shullazët dhe ta qërojmë nga pushteti, ta nxjerrim këtë njeri që vendosi në Shqipëri regjimin e bandave dhe hajnave të pushtetit. Ta rrëzojmë me të gjithë forcën tone
Kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në seancë pasi ndodhet në Izrael për një vizitë zyrtare, ndërsa me Berishën replikoi nënkryetari i grupit PS-së, Taulant Balla.
KOHA JONË SONDAZH

