Berisha reagon për vendimin mbi rekurset në Gjykatën e Lartë: Rama vendosi haptas kontrollin në gjyqësor

Sali Berisha ka reaguar ashpër pas vendimit të qeverisë për të tërhequr dosjet e gjykatës së Lartë. Në një konferencë me gazetarët Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po amniston mafien e pronave.

Duke e denoncuar, vendimin e qeverisë, Berisha tha se me këtë akt Rama shfaqi hapur kapjen e sistemit të drejtësisë.

Denoncoj vendimin e fundit të Edi Ramës ku dëshmon se gjykatën e lartë, apo Sadogjykatën (gjykatën Sadushi) e ka kapur përmes Sadushit të tij. Kanë zgjedhur drejtësinë suigeneris për shqiptarët dhe kjo është një histori turpi. Përvetëson pronat e shqiptarëve, përmes vendimeve të gjykatave. Do filtrojë rekurset sipas porosive që Agaçi do shpërndajë sipas urdhrave të Ramës, vendos haptas kontrollin mbi sistemin gjyqësor. Në mungesë të transparencës por edhe dëmin kolosal që mund t’i shkaktojë shtetit, Këshilli i Ministrave vendos që të hiqet dorë nga rekurset për çështjet me natyrë administrative apo civile,” u shpreh Berisha.

SHKARKO APP