Berisha refuzon Bashën, PD thirrje: Të dalim me një kandidat në Kukës

Ish-kryeministri Sali Berisha përjashton çdo mundësi bashkëpunimi me Lulzim Bashën për zgjedhjet lokale në Kukës, që do të mbahet më 24 shtator. Gjithashtu përjashton edhe mundësinë për të dalë me një kandidat të vetëm.

Por Partia Demokratike dega e Kukësit, bën sërish thirrje që palët të dalin me një kandidat të përbashkët. ”Demokratët kanë humbur shumë prej frymës së konfliktit dhe gjuhës së përçarjes. Interesi i demokratëve dhe i të gjithë qytetarëve të Kukësit që duan ndryshim është dalja me një kandidat të vetëm të të gjithë spektrit opozitar për bashkinë Kukës”, shkruan PD-ja e Kukësit.

Deputeti demokrat i Kukësit, Isuf Celaj i rreshtuar në grupin e deputetëve të foltores, përmend edhe dakortësinë e kolegut të tij deputet Flamur Hoxha nga kampi PD-së zyrtare.

Brenda dy PD-ve nuk mungojnë emrat si kandidatë potencial për garën e nga ku më i komentuari është Arif Rexhmata, kryetari degës së PD në Kukës, për PD-në e Sali Berishës.

SHKARKO APP