Berisha: Revolucioni hyn në fazë tjetër, të punojmë për fitoren e zgjedhjeve lokale

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së këtë të martë, kryetari Sali Berisha ka dhënë udhëzimet e tij për zgjedhjet vendore të 14 majit. Berisha është shprehur se kandidatët e PD-së duhet të shumëfishojnë çdo përpjekje për rezultatet më të shkëlqyera në zgjedhje.

”Ne jemi në revolucion, por tani kërkohet një fazë tjetër. Ne hymë në një fazë në të cilën nga mëngjesi deri në darkë duhet të punojmë për fitoren e zgjedhjeve lokale.

Kandidatët tanë duket të kenë nga strukturat, mbështetjen më maksimale që mund tu japim. Kandidatët tanë duhet të shumëfishojnë çdo përpjekje për rezultatet më të shkëlqyera, por kjo duhet të shkojë paralel me të gjitha format, qëndresën dhe veprimtaritë e revolucionit tonë”,-tha Berisha.

SHKARKO APP