Berisha rikthehet në PD, flet i bindur: Do ketë protestë tjetër
Pas protestës që u mbajt dje, ku në selinë e PD pati trazira dhe ajo është kthyer në zonë krimi, Sali Berisha shkoi sërish me Komisionin e Rithemelimit të PD, ku ish-kyremimistri tha se do të ketë protestë tjetër.
“Protesta e radhës do mbahet, por gjithçka do të jetë në funksion të interesit të tyre dhe kurrë të gjykohet koha më e përshtatshme.
Kjo është selia e PD, ata të cilët pranojnë për kryetar të PD kryetarin e emëruar nga Edi Rama me polic, bëjnë një akt destabilizues ndaj Shqopërisë se ai nuk mund të kalojë, nuk mund të pranohet. Ne kemi ndjekur në mënyrën më rigoroze rregullat dhe zbatuar ligjet.
Asnjë gur nuk u gjuajt ndaj narkopolicisë pavarësisht nga sjellja shtazore e saj, pavarësisht nga sasia e shumë herë e palejueshme e gazit që përdori por revolucioni është i pamposhtur”.