Berisha rikthehu popullin opozitar

Nga: Redjon Shtylla

Sali Berisha mbrëmjen e së enjtes mbajti protestën e paralajmëruar prej kohësh. Rikthimi i tij si kryetar i selisë blu, u vulos me pjesëmarrjen masive në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si kurrë në 9 vitet e udhëheqjes së Lulzim Bashës. Shqiptarët mbrëmë treguan se janë opozitë, treguan se besojnë tek Berisha, treguan se janë kundër funksionimit të qeverisë ”Rama 3”, treguan se janë kundër rritjes së çmimeve. Në shesh ishin të gjithë, përveç Lulzim Bashës, Gazment Bardhit dhe Enkelejd Alibeajt.

Me flamujt kuqezi, protesta e djeshme konfirmoi rikthimin e Sali Berishës, tregon për mbështetjen që ai ka, dhe që populli demokrat dhe opozitar është me të. Si dikur në mitingjet e PD-së, edhe ajo mbrëmë ishte e njëjta, fryma e fortë opozitare u tregua.

Me moton “Shqipëria në rrezik”, Sali Berisha mblodhi në protestë të gjithë aleatët, madje dhe LSI-ja për të protestuar kundër keqqeverisjes, rritjes së çmimeve, largimit të qytetarëve etj. Kësaj proteste iu bashkuar dhe qindra mbështetetës nga qytetet e tjerë të Shqipërisë.

“Boll Vodhe, ik”, ishte një nga pankarat që binte në sy në protestë. Po ashtu demokratët e zhgënjyer me Lulzim Bashën nuk e fshehën zhgënjimin që kishin me të. Një karikaturë ku shfaqej Basha dhe Rama, e në të cilën shkruhej “Iku koha e rrufjanëve”, ishte mesazhi që u dha në protestë.

Për shumë analistë protesta do të ishte dhe një provë për Sali Berishën. Madhështore, paqësore, tepër qytetare, nga përballë Kryeministri ku Edi Ramën e cilësoi si armik, Berisha tha se protestat nuk do ndalen derisa Rama të japë dorëheqjen, dhe provën e kaloi. Qëndrimi i PD-së është i prerë përgjithmonë, se me Ramën nuk ka më ulje në tryezë.

Priten zhvillime sepse nëse protesta e parë ishte qytetare të tjerat që mund të përkojnë edhe me të vapën e gushtit, mund të përkufizohet “në gusht nga një grusht”. Ende nuk ka informacione.

SHKARKO APP