Berisha: Rreziku qëndron si ”Shpata e Demokleut”. Mbi 744 mijë shqiptarë kanë ikur nga vendi

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka përkujtuar nga Dibra ditën europaine të viktimave të regjimit totalitar. Nga Sllova ku ka vendosur një kurorë me lule në monumentin ”Elez Isufi” & ”Isuf Xhelili”, Berisha tha se si atëherë nën regjimin diktatorial dhe sot Shqipëria është në rrezik.

Ish-kryeministri i Shqipërisë deklaroi se këto 8 vite asnjë komb tjetër nuk ka humbur pjesëtarët e vet më shumë se i kemi humbur ne shqiptarët.

“Nga 2014 deri më sot, me statistika të sigurta, të BE-së vetëm në zonën e BE janë larguar nga Shqipëria 744 mijë shqiptarë pa llogaritur sa kanë shkuar në vende të tjera të botës. Rrudhje e madhe, shkretëti, po ikën rinia, fëmijët, po ikën e ardhmja. Përveç kësaj, çfarë po ndikon, ose a jemi ne në rrezik, le të ndalemi. Janë disa të dhëna, nëse 8 vite më parë arritëm për herë të parë në të gjithë kohërat për rrogat e pensionet, arritëm të tejkalojmë të gjitha vendet, dhe dy vende të BE-së. Sot janë më të ulëtat në rajon, 30 për qind më të ulëta se në Kosovë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?