Berisha: Rritja 10% e pagave, mashtrim elektoral

Ish – Kryeministri Sali Berisha e cilëson mashtrim elektoral rritjen me 10% të pagave për buxhetorët. Argumentin e tij ish – kreu i qeverisë e mbështet në faktin se në tre vjet pagat pësuan ulje, për shkak të rritjes së inflacionit në 12%.

Berisha thotë se në tre vjet qeverisje, Kryeministri Rama jo vetëm i ngriu, por hoqi edhe shpërblimin në fund të vitit prej një page.

Ish – Kryeministri Berisha sqaron se me rritjen prej 10% të pagave, në një kohë që çmimet vijojnë rritjen e pandalshme, i bëjnë pagat e punonjësve të administratës që të mbeten përsëri 2% më të ulëta se sa pagat e vitit 2013. Përjashtim nga rritja, thotë Berisha, bëjnë pagat e ministrave, që janë rritur me 60%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas ish – Kryeministrit, qeveria e djathtë i rritit pagat e mësueve me 120 – 130%, të infermierëve dhe mjekëve me 50 dhe 160%, ndërsa inflacioni vjetor neutralizohej tërësisht vetëm me shpërblimin e fund vitit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq edhe Partia Demokratike, i cilësoi shfaqje të radhës deklaratat e Kryeministrit Rama për rilindjen e arsimit.

Sipas selisë blu, në këto tre vite qeverisje arsimi ishte plaçkë që Kryeministri e ndau me aleatët tij për të kapur sa më shumë vende pune.

Reagimi i plote i Sali Berishes

Rritja e pagave, pas ndeshkimit tre vjeçar me uljen e tyre ne tre vjet 12% per shkak te inflacionit, dhe heqjes se shperblimit ne fund vitit, eshte thjesht mashtrim elektoral!

Te dashur miq, sot Edi Rama hodhi ne treg mashtrimin e radhes, ate te rritje se pagave me 10% pasi i ngriu pagat per tre vite me rradhe dhe jo vetem kaq, por dhe hoqi shperblimin ne fund te vitit prej nje page per rrogat e ulta dhe 100 mije leke per te tjerat.

Per cdo njeri qe di çfare eshte inflacioni, pra rritja e pandalshme e çmimeve ne teresi dhe atyre te konsumit te perditshem ne veçanti, e ka qe qarte se me rritjen prej 10% pas tre vitesh pagat e vitit 2016 mbeten perseri 2% me te ulta se sa pagat e vitit 2013 per te gjithe punonjesit e administrates pervec ministrave e siper, pagat e te cileve jane rritur me 60%. Shtoj ketu se para vitit 2013, periudhe ne te cilen pagat e mesuesve u rriten me 120-130%, te infermiereve dhe mjekeve me 150 dhe 160%, inflacioni vjetor neutralizohej teresisht vetem me shperblimin e fund vitit! sb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?