Berisha: Rruga e vetme për të mundur të keqen që ka pllakosur planetin
Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një intervistë me skype për “360 Gradë”, thotë se vërteta është rruga e vetme për të mposhtur pandeminë e Covid-19 që ka pllakosur mbarë botën. Ai ngre shqetësimin se autoritetet shqiptare në 80 ditët e para të epidemisë kanë thënë veç gënjeshtra. “Vetëm e vërteta është rruga për të dalë, për të mundur këtë të keqe që ka pllakosur jo vetëm Shqipërinë, por planetin. Për fatin më të keq këtu u veprua për të paktën 80 ditët e para të epidemisë me gënjeshtra.Nuk kam ndërmend të bëj politikë. Por nëse nuk njohim gabimet që bëjmë i vazhdojmë dhe i përsërisim ato me pasoja shumë të rënda”.