Berisha sfidon Veliajn: Bashkia të mos përzihet, protesta e 6 dhjetorit do jetë para Kryeministrisë

Pasi Policia refuzoi kërkesën e Berishës për mbajtjen e protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 6 dhjetor, ditën kur do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Bashkia e Tiranës i propozon PD që protesten ta zhvillojë në sheshin “Skëndërbej”.

Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat, se nuk kishte forcë në botë që do ta ndalonte këtë organizim. Më tej ai theksoi se protesta do të mbahet para kryeministrisë dhe kërkoi që bashkia e Tiranës të mos përzihej.

“6 dhjetori, protesta më e madhe do mbahet para Kryeministrisë, bashkia të mos përzihet se s’ka forcë në botë që mund të pengojë. Ramës i intereson dhuna atë ditë, por bën mirë që as dyert të mos i blindojë se do bëjë lajm botëror. Jemi në protestë pro Samitit dhe kundër Ramës”.

SHKARKO APP