Berisha shkel ligjin, Dumani: Nuk më sfidon dot
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, u pyet ndër të tjera edhe për çështjen e Sali Berishës, i cili sfidoi masën e sigurisë derisa u la në ”arrest shtëpie”. Lidhur me këtë çështje Dumani u shpreh se askush nuk mund të sfidojë drejtësinë dhe se nuk është peng i askujt. ”Nuk i kam patur duart e lidhura në 2008, e as në 2023, nuk ka shans. Ju e dini që nuk ka shans të më ndikojnë në punën time. Lidhur me Berishën, ai është cështje nën hetim, unë nuk mund të prononohem. Por e them këtë që drejtësia nuk mund t5ë sifdohet dhe nuk jam peng i askujt”,-tha Dumani.