Berisha: Shkodra, simbol i frymëzimit. Demokratët të bashkohen te Komisioni i Rithemelimit

Nga jashtë sallës së Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha tha se fitorja e Komisionit të Rithemelimit të PD në Shkodër është simbol i frzyëzimit për të ndryshuar Shqipërinë. Thirrja e Berishës është që të gjithë demokratët të bashkohen pranë Komisionit të Rithemelimit të PD-së.

“Kam një falënderim të veçantë për ata demokratët dhe anëtarët e partive aleate LSI dhe PDK që u angazhuan me përkushtim për kandidatët tanë që përfaqësuan me qytetari alternativën e ”Shtëpisë së Lirisë”, dhe të gjithë qytetarët që shprehën besimin ndaj tyre.

Rezultati u arrit në kushtet më të vështira, pasi PD u përball në këto gjendje në Shkodër dhe kudo jo vetëm me kreun meduzës, por edhe me patericën e tij, me shtojcën e tij Lulzim Bravën që sot është demokrati i vetëm në Shqipëri që ndjehet se nuk humbet dhe nuk ka humbur. Pra i ka dhënë një zgjidhe përfundimtare problemit duke shpallur çdo humbje në mos fitore, të paktën jo humbje.

Këto zgjedhje janë kushtrimi për demokratët që të bashkohet. Populli opozitar votoi masivisht opozitën e vërtetë. Të bashkohemi në PD e rithemeluar dhe ta shtrijmë në gjithë Shqipërinë. Në ditët në vijim do të njiheni me gjithë hapat tonë”.

SHKARKO APP